Ish-ministri i Financave, Shkëlqim Cani tha se ka refuzuar procedurat e ndjekura për ndërtimin e inceneratorëve të Elbasanit dhe Fierit, pasi kishin mospërputhje me ligjin.
“Ministria e Financave e sheh më tepër në këndvështrimin e kapaciteteve financiare. Ministria e Financave kërkon që paratë e shpenzuara të kthehen mbrapsht. Ne jemi të interesuar para se të japin para, a janë në gjendje ta kryejnë apo jo aktivitetin që kanë marrë përsipër.
Për inceneratorin e Elbasanit, arsyeja e parë që e kemi refuzuar është se kemi thënë që në relacionin shoqërues nuk jepet argumenti financiar. U themi që nuk janë bazuar në ligjin për koncesionet dhe PPP-të. Ky projektvendim në dijeninë time nuk është miratuar. E treta është, cila është firma që kërkon, statusi juridik dhe kapacitetet financiare të saj?”, tha Cani. “Edhe për Fierin, ishin dokumentet e paplotësuara, ne kërkonim plotësimin e dokumenteve”.