Duke shpjeguar hezitimin e policëve për t’iu përgjigjur bandës që i sulmoi në Elbasan, ish Ministri i Brendshëm, Dritan Demiraj tha në News24, në emisionin Studio e Hapur, se efektivët kanë pasur frikë për jetën e tyre.
Sipas Demirajt, gjatë kontrollit të banesave dhe shtëpive të tyre ka tunele ku banda ka fshehur armatime të rënda dhe kjo dihet nga policia.
Demiraj shkoi më tej kur i krahasoi tunelet që janë bërë në vendqëndrimin e bandës me ato që përdoren në luftën e Afganistanit.
“Në shtëpitë e tyre janë konstatuar tunele underground, njësoj si në Afganistan. Aty mbanin ushqime dhe armë. Ishin përgatitur. Policia i ka të gjitha me fotografi”, tha Demiraj.
Vonesa e policisë për t’u futur brenda në vendqëndrimin e bandës, sipas Demiraj i ka dhënë kohë të pastrojnë gjurmët.
Mendohet se policët qëndruan jashtë tregut ushqimor për një kohë të konsiderueshme.