Bota Ish-oficeri i inteligjencës amerikane: SHBA-të kanë anije fluturuese aliene

Ish-oficeri i inteligjencës amerikane: SHBA-të kanë anije fluturuese aliene

Prej vitesh, Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë në posedim disa anije fluturuese me “origjinë ekzotike”, të prodhuara nga një inteligjencë jo-njerëzore, gjë që duket nga morfologjia e këtyre mjeteve dhe materialet e përdorura.

Këto janë zbulimet më të fundit të ofruara nga një informator sekret për disa gazetarë, duke përfshirë Leslie Kean dhe Ralph Blumenthal, autorë të analizës në gazetën “New York Times” në lidhje me videot e UFO-ve të Pentagonit.

Historia e informatorit – Burimi nuk është sigurisht një person i zakonshëm, pasi David Grusch ishte për katërmbëdhjetë vjet në shërbimet e inteligjencës amerikane.

Një ish-zyrtar ushtarak, ai ka shërbyer në Afganistan, ku edhe ka marrë një dekoratë.

Ai është veteran i NGA-së, Agjencisë Kombëtare të Inteligjencës Gjeo-hapësinore, për të cilën ishte përgjegjës edhe për analizën e të ashtuquajturit UAP (dukuri ajrore të paidentifikuara).

Ai ka luajtur gjithashtu një rol me rëndësi në Zyrën Kombëtare të Zbulimit. Jo vetëm kaq: Grusch gjithashtu ka një leje sigurie GS-15, më e larta e mundshme në Shtetet e Bashkuara.

Sipas informatorit, “SHBA ruan fshehurazi avionë të prodhuar nga inteligjenca jo-njerëzore, disa plotësisht të paprekura, disa pjesërisht”.

Më pas ai shtoi gjithashtu se në mesin e gjetjeve, përveç këtyre objekteve, ka edhe disa “trupa pilotësh”.

Dyshohet se është kërcënuar – Sipas ish-zyrtarit, këto lajme janë mbajtur fshehur në mënyrë të paligjshme nga Kongresi, të cilit Grusch i ka dhënë informacione të ndryshme të klasifikuara mbi programet sekrete që çojnë përsëri në këto automjete.

Megjithatë, informatori nuk dha prova apo imazhe për të mbështetur deklaratat e tij, duke pretenduar se e kishte marrë informacionin nga zyrtarë të nivelit të lartë të inteligjencës.

“Pasi dëshmova për këtë informacion të klasifikuar, mora kërcënime nga anëtarët e qeverisë”, tha ai, duke shtuar se “kongresi amerikan po mbahet qëllimisht në errësirë ​​për këto programe sekrete që kanë dekada të tëra”.

Për të konfirmuar versionin e Grusch, janë edhe disa ish-anëtarë të tjerë të inteligjencës, si ish-koloneli Karl E. Nell, i cili komandonte grupin e punës UAP për CIA-n dhe Jonathan Grey, një tjetër zyrtar amerikan në Qendrën Kombëtare të Inteligjencës Ajrore dhe Hapësinore.

Ky i fundit konfirmoi për faqen e internetit, “The Debrief” se SHBA do t’i mbante këto “materiale ekzotike”.

Në një shënim, Pentagoni thekson se AARO, organi qeveritar amerikan që heton UFO-t, “nuk ka informacion të verifikuar” për këtë çështje.