Në tetor të 2019-ës, Egla Harxhi konfirmoi publikisht ndarjen nga partneri i saj Alexandre de Basseville. Ish-Missi tani i është përkushtuar 100% djalit të saj dhe studios arkitekturore që ka në Tiranë.
Pas lidhjes treshe dhe lindjes së djalit, Egla Harxhi konfirmon ndarjen nga Alexandre de Basseville
Ndonëse pak ditë më parë, e ftuar tek “Rudina”, Harxhi tha se nga lidhja me babain e djalit ka mbetur vetëm respekt reciprok, ky i fundit mendon të kundërtën!
Gjatë një interviste për Panorama Plus, Alexandre de Basseville foli për projektet e tij dhe planet në lidhje me “principatën e Libofshës”, por ndër të tjera akuzoi publikisht ish-partneren, duke thënë se “i ka rrëmbyer djalin”.
“Dua të theksoj se unë s’kam më punë me të dhe i kam ndërprerë marrëdhëniet pas shantazheve që ajo më bënte. Ajo ka rëmbyer djalin tonë dhe nuk më lë ta takoj. Dua të theksoj që ajo po përdor fëmijën pa asnjë autorizim, për t’u bërë e famshme. Si njerëzit mund ta besojnë këtë familje, të cilët janë nën investigim për falsifikim dokumentesh në Bashkinë e Tiranës?”- u shpreh ai, teksa e quan Eglën “vajzë të painformuar”.
Mllefi në deklaratat e tij kundrejt ish-partneres dukej hapur dhe ndryshe nga çfarë shprehu Harxhi, marrëdhënia e tyre nuk ka mbetur aspak miqësore.
Egla Harxhi u kthye në kryefjalën e mediave kur deklaroi se ishte në një lidhje treshe me Alexandre de Basseville dhe një vajzë të quajtur Alesia. Pak kohë pas lindjes së Luxifer, diçka ndodhi ish-missi tha se në jetën e saj s’ka askënd tjetër përveç vogëlushit.