Çifti në proces divorci. I plagosur nga ngjarja edhe 2 persona të tjerë
Një ngjarje e rëndë tronditi këtë të enjte Elbasanin. Një grua gjeti vdekjen pasi u vra me armë zjarri nga bashkëshorti i saj.
Ngjarja e rëndë ndodhi pranë gjykatës së Elbasanit.
Viktimë nga kjo ngjarje ka mbetur Liljana Buzo. 54-vjeçarja ndërroi jetë si pasojë e plagëve të rënda. Autor i kësaj ngjarje është Koço Buzo, 58 vjeç i cili është arrestuar nga policia.
Çifti mësohet se ishte në proces divorci. Autori hapi zjarr në momentin që gruaja doli nga gjykata, së bashku me avokatin e saj Gëzim Toçila. Ky i fundit mësohet se ka mbetur gjithashtu i plagosur, ashtu sikurse edhe një kalimtar i rastit.
Autori ka pritur momentin që ata po dilnin nga gjykata dhe ka hapur zjarr me breshëri automatiku.