Ish-Presidenti i Shteteve të Bashkuara, George W. Bush, ka zhvilluar një vizitë surprizë te disa studentë nga Shqipëria e Kosova, ku u ndal në një nga restorantet e tij të preferuar, “The Clam Shack” në Kennebunk, Maine, ku studentët po punojnë si pjesë e programit të punës verore dhe udhëtimit të Departamentit të Shtetit.
Madje, ai nuk ka nguruar të bëjë edhe një foto mes studentëve, dhe flamujve të Shqipërisë dhe Kosovës, të lidhur së bashku.
Fotoja është publikuar në adresën zyrtare të Ambasadës së SHBA në Tiranë në Twitter.
“Porosi speciale nga Presidenti Bush! Studentët nga Shqipëria dhe Kosova që po punojnë për muajt e verës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kanë marrë një surprizë të veçantë kur ish-Presidenti i SHBA-së, George W. Bush, i bëri një vizitë së fundmi! Presidenti Bush u ndal në një nga restorantet e tij të preferuar, “The Clam Shack” në Kennebunk, Maine, ku studentët po punojnë si pjesë e programit të punës verore dhe udhëtimit të Departamentit të Shtetit. Studentët u kënaqën me takimin me ish-Presidentin, i cili gjeti kohë për një foto me grupin jashtë The Clam Shack”, njoftoi ambasada amerikane në Tiranë.