Administrata e re në Shtetet e Bashkuara të Amerikës duhet të rrisin angazhimin e tyre me Ballkanin Perëndimor nëse duan të kundërshtojnë ndikimin kinez dhe rus në rajon. Nëse SHBA-të duan të parandalojnë me të vërtetë të tjerët nga ndërhyrjet politike në një zonë të caktuar, atëherë duhet të përfshiheni vetë tha Grabar-Kitarovic. Ish-presidentja e Kroacisë Kolinda Grabar-Kitarovic kritikoi Bashkimin Evropian për zvarritjen e integrimit të rajonit.
“Duhet të them se jam e zhgënjyer nga mungesa e interesit që kanë shfaqur në vitet e kaluara në rajonin e Ballkanit Perëndimor nga administrata e Presidentit Donald Trump dhe paraardhësit të tij Barack Obama. Procesi i integrimit euroatlantik ka qenë shumë i ngadaltë ndaj po krijohet një vakum që po mbushet nga forcat e treta që nuk janë domosdoshmërisht dashamirëse në të gjitha kohërat një referencë për Kinën dhe Rusinë”, u shpreh Grabar-Kitarovic.
Uashingtoni dhe Brukseli janë përpjekur të integrojnë kombet e Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian dhe NATO për të sjellë stabilitetin në një rajon të tronditur nga luftimet etnike në vitet 1990. Sidoqoftë, Grabar-Kitarovic tha se Shtetet e Bashkuara dhe BE kanë shprehur shqetësime lidhur me investimet nga Pekini në Ballkanin Perëndimor si dhe dezinformimin dhe veprimtarinë politike të Kremlinit në rajon.
Si shembull, Grabar-Kitarovic dha vonesën e panevojshme në vendimin për të ftuar Bosnje-Hercegovinën në programin e Partneritetit për Paqe të NATO-s. Mos marrja e një vendimi të shpejtë për ta anëtarësuar këtë shtet ballkanik direkt në aleancën ushtarake sipas saj u hap derën kundërshtarëve të pretendojnë se rajoni nuk është “aq i mirë sa duhet për perëndimin”.
Grabar-Kitarovic tha se kinezët po marrin një qasje “shumë të zgjuar” në marrëdhëniet e tyre me Ballkanin Perëndimor nderkohq që asnjë udhëheqës kroat nuk ka patur një takim në Shtëpinë së Bardhë që nga viti 2006, kur George W. Bush ishte president. “Ndjenja që po kuptojnë të gjithë është që nëse nuk jeni një shtet i madh, ose nëse nuk jeni një shtet problematik, ose nëse nuk po sillni para të mëdha në tryezë, ju nuk keni një hyrje në Shtëpinë e Bardhë ,” tha ajo.
Shtetet e Bashkuara kanë premtuar të investojnë deri në 1 miliard dollarë në Fondin e Investimeve të Nismës së Tre Deteve, i cili kërkon të mbështesë projekte që ndihmojnë 12 vendet e BE-së të vendosura midis deteve Balltik, të Zi dhe Adriatikut të përmirësojnë transportin, energjinë dhe lidhjet e tyre të infrastrukturës dixhitale.