Media të ndryshme raportojnë për negociata sekrete mes Perëndimit dhe Rusisë në kontekstin e vlerësimeve se diplomacia dypalëshe mes Kremlinit dhe Kievit nuk mjafton.
Në një raport të Këshillit të Sigurimit të OKB-së thuhet se është vendosur përfshirja e njerëzve që kanë një histori marrëdhëniesh me presidentin rus, Vladimir Putin. Portali kroat “index.hr” shkruan se mes njerëzve që konsiderohen si negociatorë potencialë me Putinin është edhe ish-presidentja kroate, Kolinda Grabar-Kitaroviç.
“Për Kolindën ky është testi përfundimtar për pozicionin e sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s. Nëse ajo përmbyll me sukses negociatat, është e vështirë të imagjinohet se ky pozicion mund t’i përkasë dikujt tjetër”, citon burime të vetat portali kroat.
Media në fjale sugjeron se Kitaroviç është zgjedhur nga një rreth i ngushtë diplomatësh europianë për shkak të besimit që ajo gëzon te Putin.