Një ish-sekretare 96-vjeçare, e cila punonte në kampin nazist të përqendrimit në Stutthof, pranë Gdanskut, gjatë Luftës së Dytë Botërore, do të gjykohet për akuzën për pjesëmarrje në më shumë se 11 000 vrasje.
“E pandehura akuzohet se ka ndihmuar udhëheqësit e kampit në vrasjen sistematike të të burgosurve midis qershorit 1943 dhe prillit 1945, në cilësinë e saj si stenografe dhe daktilografiste në zyrën e komandantit të kampit të ish-kampit të përqendrimit Stutthof”, theksoi gjykata në një deklaratë paraprake.
Gjyqi do të zhvillohet në një gjykatë në Itzehoe, në landin e Schleswig-Holstein, rreth 50 kilometra në veriperëndim të Hamburgut, në Gjermani.
Sipas vlerësimeve të qendrës zyrtare gjermane për hetimin e krimeve naziste në kamp kishte rreth 65 000 të burgosur në kampin në periferi të Gdanskut.
Sipas një raporti të transmetuesit publik ARD, vitin e kaluar, e moshuara ishte marrë në pyetje disa herë si dëshmitare.
Në 1954, ajo dëshmoi se e gjithë korrespondenca me Zyrën Kryesore të Administratës Ekonomike SS kishte kaluar mbi tryezën e saj dhe se komandanti, Paul Werner Hoppe i diktonte asaj letra dhe mesazhe radio çdo ditë.