“Ylli i Atletico Madrid, Joao Felix, është një lojtar i talentuar, por ai po luan në klubin e gabuar dhe po punon me trajnerin e gabuar”. Kështu mendon Rafael van der Vaart. Felix u bë lojtari më i shtrenjtë portugez në histori, kur përfundoi një transferim prej 113 milionë £ nga Benfica në “Wanda Metropolitano”, në korrik 2019.
20-vjeçari doli në pah si një nga perspektivat më të ndritura të futbollit europian në “Estadio da Luz”, sezonin e kaluar, duke shënuar 19 gola në 37 ndeshje në të gjitha garat.
Paraqitjet e tij tërhoqën vëmendje nga disa prej klubeve më të mëdha në botë, përfshirë Real Madridin, Manchester United, Bayern Munich dhe PSG, por Atletico Madrid e fitoi garën për firmën e tij. Felix e filloi sezonin 2019-2020 në mënyrë të shkëlqyeshme, fitoi çmimin e lakmuar të “Golden Boy” në nëntor, duke mposhtur Jadon Sancho dhe Kai Havertz në votimin përfundimtar.