Ish-zëvendëspresidenti amerikan Mike Pence do të vizitojë ditën e enjte Shqipërinë.
Lajmi konfirmohet nga zyra e shtypit të kreut të Grupit Parlamentar Socialist, Taulant Balla.
Ende nuk dihen më shumë detaje rreth vizitës së tij në Tiranë dhe agjendës, por mësohet se do ketë takime me krerët më të lartë të politikës.
Kjo është vizita e parë e Mike Pence në Shqipëri, por jo në Ballkan, pasi në vitin 2017 gjatë kohës që ishte zëvendëspresident, ai ka vizituar kryeqytetin e Malit të Zi, Podgoricën.