Silva Bino nga Instituti i Shëndetit Publik në një deklaratë për mediat ka pohuar se deri më tani nuk kemi një epidemi meningjiti, por vetëm raste sporadike.
Duke iu përgjigjur interesimit të mediave dhe shqetësimit të qytetarëve, Bino tha se nuk ka vend për panik dhe as shqetësim maksimal.
Ajo deklaroi se “raste të infektuara nga meningjiti ka çdo vit por nuk ka epidemi”.
“Nuk ka vend për panik apo për shqetësim maksimal sepse nuk kemi epidemi për momentin dhe infeksioni nga meningokoku është i rëndë, fatal dhe ka revolucion të shpejtë dhe kjo është arsyeja se ai person që u evidentua, pati një fat të keq pavarësisht ndihmës së mjekëve. Nuk ka rrezik as për personat që kanë pasur kontakt me të, pasi kanë marrë ndihmën profilaktike kundër meningjitit, duke marrë antibiotikët e caktuar.
Nuk kemi tre raste, kemi një rast, rasti në Durrës është një rast që nuk ka pasur dyshim për meningokopsi dhe po analizohen, të presim rezultatin.”
Ajo nuk ka dhënë shumë detaje për viktimën, por tha se është i seksit mashkull dhe në një moshë të re.
“Nuk kemi të bëjmë me raste epidemike. Një rast i Durrësit po ekzaminohet në laborator edhe për gripin. Ne po monitorojmë gjithë situatën dhe nuk kemi asnjë gjendje epidemie”.