Një burrë që ishte arratisur nga burgu 40 vite më parë në Karolinën e Jugut, është kapur sërish pasi u arrestua kur ishte i dehur dhe paraqiti një kartë identiteti të falsifikuar.
Policia amerikane tha se 64-vjeçari Jose Chico Romero paraqiti një dokument ku thuhej se ishte Arnaldo Figueroa. Dy ditë më vonë u kuptua se ai ishte një person në kërkim, pasi ishte arratisur pas dënimit për grabitje me armë në 13 dhjetor 1973.
Romero do të kthehet në burg për të shlyer dënimin e vjetër, që ishte 7 vite burgim. Por, pritet që të dënohet sërish me 10-15 vite burg për arratisjen.
“Tani do të kishte mbaruar punë me drejtësinë dhe ndoshta do të kishte nisur një jetë normale, por në vend të kësaj vendosi që të arratisej dhe tashmë do të duhet të kryejë një dënim tjetër”, thanë autoritetet amerikane.