“Më mirë në këtë moshë martohu dhe bëj fëmijë”! Ky koment i koreografit Albi Nakos për një prej konkurrenteve 40-vjeçare në ‘Just Dance’, bëri xhiron e rrjetit një ditë më parë, i cili nisi të reagonte për qëndrimin e tij dhe të moderatores Dojna Mema, që vendosi të heshte dhe të qeshte para kësaj deklarate.
Ndërsa Dojna komentoi qëndrimin e saj me një Story, se nuk foli pasi nuk donte të sulmohej, sipas Albi Nakos e gjitha ishte e stisur. Koreografi pretendon që situata u bë me paramendim mes tij dhe kërcimtares Bela, në mënyrë që ajo të promovohej dhe të bënte jehonë.
“E vërteta është që unë me Belën kam 20 vjet njohje. Bela është një personazh që punon me mua dhe punon për mua dhe në Akademinë e dance-it që kam. Bela është futur në atë program nëpërmjet meje, gjithçka çfarë u tha aty ishe një gjë në bashkëpunim me Belën për t’i bërë një promo asaj vajze që nuk ka patur asnjëherë mbështetje. Unë përderisa kam krijuar një imazh të tillë në gjithë këto vite karrierë, s’jam i lojtuar, as i lajthitur që ta shkatërroj këtë imazh për një batutë. Ishte e stisur gjithçka. Unë do them kështu, ti do më thuash kështu. Kur thua kështu gjërash krijon një jehonë. Pres mirëkuptim të atyre që na ndjekin se nuk kam patur si qëllim figurën e denigrimit të femrës”, tha koregorafi 44-vjeçar në ‘Top Albania Radio’.
Kujtojmë se pas komentit të tij, menjëherë në mbrojtje të konkurrentes dolën dy anëtarët e tjerë të jurisë, Enada Hoxha dhe Graciano Tagani.