Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të hënë në fshatin Ças të Velipojës në Shkodër. Sipas informacioneve paraprake, një 39-vjeçar ka ndërruar jetë si pasojë e një aksidenti teksa punonte.
Burimet bëjnë të ditur se shtetasi Tonin Rrethi ishte duke punuar tokën me zetor, kur një prej telave të këputur të linjës së tensionit të lartë ka rënë në kontakt me mjetin. Si pasojë, ka humbur jetën babai i dy fëmijëve.
Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe po kryen veprimet hetimore.