Magjistrati i Palermos dënoi me 11 vjet e 4 muaj burg për organizatë mafioze, Laura Bonafeden. Mësuesja nga Campobello di Mazara, vajza e kumbarit historik të qytetit, ishte e lidhur në mënyrë romantike me bosin Matteo Messina Denaro.
Mësuesja u akuzua fillimisht për veprën e ndihmës, e më pas u ndryshua në atë të organizatë mafioze.
Sipas prokurorisë, gruaja jetonte prej vitesh së bashku me të bijën, me mafiozin e atëhershëm në kërkim, duke garantuar komunikimet e tij dhe duke mbuluar mungesën e tij. Gjyqi u zhvillua i shkurtuar.
Kujtojmë se bosi mafioz i Cosa Nostra-s Matteo Messina Denaro ndërroi jetë më 25 hstator të vitit të kaluar. Ai u arrestua në janar të vitit 2023 pas 30 vitesh në arrati.
Bosi mafioz 62-vjeçar vuante nga një formë e rëndë e kancerit të zorrës së trashë, e cila u diagnostikua, ndërsa ishte ende në kërkim në fund të vitit 2020. Dhe për shkak të tij, karabinierët e ROS dhe prokuroria e Palermos arritën në gjurmët e bosit mafioz, i cili arriti t’i shpëtojë drejtësisë për 30 vjet. Pas kapjes së tij, Messina Denaro iu nënshtrua kimioterapisë në burgun e L’Aquila ku një lloj infermierie ishte ngritur pranë qelisë së tij.
Një ekip onkologësh dhe infermierësh nga spitali i Abruzzo-s e ndoqën vazhdimisht pacientin, i cili ishte në gjendje shumë të rëndë.
Në 9 muajt e paraburgimit, kumbari i Castelvetrano iu nënshtrua dy operacioneve kirurgjikale të lidhura me ndërlikimet e kancerit. Ai nuk u shërua kurrë nga ajo e fundit, aq sa mjekët vendosën të mos e kthenin përsëri në burg, por ta trajtonin në një dhomë të sigurisë maksimale në spital, duke e trajtuar me terapi dhimbjeje dhe më pas duke e qetësuar.