Cristiano Ronaldo reagoi për herë të parë pas eliminimit të Portugalisë nga Botërori “Katar 2022”.
Sulmuesi portugez thekson se fitorja e Kupës së Botës ishte ëndrra e tij më e madhe, por nuk saktëson nëse do të vijojë apo jo karrierën e tij me kombëtaren.
“Fitimi i Kupës së Botës me Portugalinë ishte ëndrra më e madhe dhe më ambicioze e karrierës sime. Për fat të mirë, kam fituar shumë tituj ndërkombëtar, përfshirë me Portugalinë, por vendosja e emrit të vendit tonë në majën më të lartë në botë ishte ëndrra ime më e madhe. Kam luftuar për të.
Kam luftuar shumë për këtë ëndërr. Në 5 paraqitjet e mia, kam shënuar në Kupat e Botës përgjatë 16 viteve, gjithmonë në krah të lojtarëve të mëdhenj dhe i mbështetur nga miliona portugezë, dhashë gjithçka. Dhashë maksimumin. Kurrë nuk i ktheva shpinën luftës dhe kurrë nuk hoqa dorë nga ajo ëndërr. Mjerisht, dje ëndrra përfundoi. Nuk ia vlen të reagosh në të nxehtë. Thjesht dua që të gjithë ta dini se shumë është thënë, shumë është shkruar, shumë është spekuluar, por përkushtimi im për Portugalinë nuk ka ndryshuar për asnjë moment. Unë kam qenë gjithmonë një luftëtar për objektivin e të gjithëve dhe nuk do t’i ktheja kurrë shpinën kolegëve dhe vendit tim. Nuk ka shumë për të thënë tani për tani.
Faleminderit, Portugali. Faleminderit, Katar. Ëndrra ishte e bukur sa zgjati… Tani, shpresoj që koha të jetë këshilltare e mirë dhe të lejojë secilin të nxjerrë përfundimet e veta”, shkroi 37-vjeçari Cristiano në rrjetet sociale.