Mëngjesin e sotëm, ka ndërruar jetë në moshën 87 vjeçare regjisori Muharrem Fejzo. Fejzo ishte i infektuar me COVID, ndërsa ditët e fundit gjendja e tij ishte rënduar, duke çuar deri në humbjen e jetës.
Muharrem Fejzo lindi në vitin 1933 në Kolonjë. Pasi kreu Liceun Artistik për skulpturë në 1954-ën, nisi punë si skenograf në operetat “Rusalka”, “Nusja e shitur”.
Më 1966 u diplomua për aktor dhe më tej si regjisor në Institutin e Lartë të Arteve.
Fejzo ka realizuar regjinë e disa prej filmave të njohur të kinematografisë shqiptare si “Mësonjtorja”, “Mëngjese të reja”, “Muri i gjallë”, “Operacion zjarri”, “Pranverë e hidhur”.
Muharrem Fejzo mbante dhe titujt “Mjeshtër i Madh” dhe “Naim Frashëri”.