Një tjetër mjek ka humbur betejën me koronavirusin në vendin tonë. Bëhet fjalë për mjekun e njohur gjinekolog nga Korça, Adhon Polena.
75-vjeçari Polena ishte infektuar nga Covid-19 rreth 1 muaj më parë, ndërsa gjendja e tij u rëndua në fillim të prillit.
Mësohet gjithashtu se Polena ishte transportuar në spitalin e infektivit në Tiranë ndërsa mbrëmjen e sotme fatkeqësisht mjeku i njohur është ndarë nga jeta.