Aktualitet Ishte kthyer në shqetësim për banorët, kapet 15-vjeçari që lëvizte me armë...

Ishte kthyer në shqetësim për banorët, kapet 15-vjeçari që lëvizte me armë në Shkodër

Policia në Shkodër ka ndaluar një 15-vjeçar mbante me vete armë zjarri dhe ishte kthyer në shqetësim për banorët në fshatin Grudë e Re.

15-vjeçarit iu gjet në brez një armë zjarri pistoletë, pa krehër dhe pa fishekë në të.

Po ashtu, në zonën ku adoleshenti banon u gjet edhe një armë zjarri pushkë, pa fishekë në të.

Të dyja armët u sekuestruan ndërsa 15-vjeçari, për shkak të moshës, është proceduar penalisht.