Aktualitet Ishte me të birin, vdes teksa ishte duke drejtuar makinën shoferi në...

Ishte me të birin, vdes teksa ishte duke drejtuar makinën shoferi në Himarë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar, mesditën e sotme, në Himarë, ku raportohet se, një 70-vjeçar ka humbur jetën teksa ishte duke drejtuar automjetin e tij.

Ai ka qenë në mjet i shoqëruar nga djali i tij, teksa një moment nuk është ndjerë mirë dhe ka hapur krahun, por ka vdekur pak minuta më vonë.

Sipas policisë, i moshuari dyshohet të ketë humbur jetën si pasojë e një arresti kardiak, ndërsa vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

“Rreth orës 12:00, në Himarë, teksa drejtonte automjetin me të cilin lëvizte bashkë me djalin e tij, shtetasi S. B., 70 vjeç, banues në Dhërmi, nuk është ndjerë mirë nga ana shëndetësore, dhe për këtë shkak ka ndaluar automjetin. Pak minuta pasi ka ndaluar automjetin, 70-vjeçari ka humbur jetën, në automjet, dyshohet për shkak të një arresti kardiak. Grupi hetimor vijon të punojë për të dokumentuar ligjërisht shkakun e humbjes së jetës“, njoftoi Policia e Himarës.