Sport “Ishte mësuar mirë në Bundesligë, aty nuk kanë Van Dijk”, Aguero thumbon...

“Ishte mësuar mirë në Bundesligë, aty nuk kanë Van Dijk”, Aguero thumbon Haaland

Erling Haaland erdhi si një nga transferimet më të bujshme të sezonit, duke u blerë nga Manchester City për rreth 60 milionë euro që shkuan në arkën e Dortmundit.

Norvegjezi 22-vjeçar kishte bërë historinë në Gjermani duke shënuar 62 gola në 67 ndeshje, por debutimi në Angli nuk ishte nga më të mirët.

City u turpërua 3-1 nga Liverpool në finalen e Community Shield, dhe ylli që shndriti në atë ndeshje ishte ai Dawin Nunez, dhe jo i norvegjezit, që madje shpërdoroi raste.

Ende është herët për kritika, por jo për thumbimet e para, që vijnë ndër të tjerët nga një prej miteve të ekipit britanik, Sergio Aguero.

“Është mësuar me Bundesligën. Pastaj erdhi Van Dijk dhe i dha mirëseardhjen në Premier League”, ishin fjalët ironike në kanalin e tij në Twitch.

Kampioni argjentinas, që me fanellën e City ka shënuar plot 260 gola në gara zyrtare duke u radhitur si golashënuesi më i mirë i historisë së Premier League me një ekip të vetëm, nuk mungoi të kritikonte edhe ish-drejtuesit e tij për transferimin e Sterling te Chelsea.

“Nuk e kuptoj, ndonjëherë te City bëjnë gjëra të çuditshme”, deklaroi 33-vjeçari që mbylli karrierën, sapo u transferua te Barcelona për një problem shëndetësor.