Ish-drejtori i Policisë së Lezhës, Henerigert Mitri, i shpallur në kërkim nga SPAK gjatë operacionit “Revanshi”, është vetëdorëzuar në polici.
Mitri u dorëzua në Policinë e Tiranës pasditen e kësaj të mërkure.
Henerigert Mitri dyshohet se gjatë kohës që ushtronte detyrën e drejtorit të policisë së qarkut Lezhë së bashku me oficerin Klodian Shahini, gjithashtu i akuzuar nga SPAK, ushtronin aktivitetin e kultivimit të kanabisit dhe të lojërave të fatit në qarkun e Lezhës.
E gjithë veprimtaria e tyre u zbulua nga zbardhja e komunikimeve në aplikacionin “Sky”.
Në momentin e lëshimit të urdhër-arresteve nga SPAK, Henerigert Mitri Henerigert Mitri mbante postin e shefit të Sektorit të Analizës së Riskut, në Drejtorinë e Menaxhimit dhe Drejtimit, në Departamentin për Sigurinë Publike.
Pas urdhër-arresteve të lëshuara nga SPAK, Henerigert Mitri u përjashtua nga radhët e Policisë së Shtetit më 20 Maj 2024 me vendim të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë.