Gjykata e Posaçme Kundër Krimit dhe Korrupsionit ka rrëzuar kërkesa e SPAK për përjashtimin e gjyqtares Ilirjana Olldashi nga shqyrtimi i çështjes së Berishës dhe Malltezit.
Vendimi u mor nga gjyqtarja Miljana Muça.
Kërkesa e SPAK për përjashtimin e Olldashit erdhi pasi gjyqtarja ishte në konflikt interesi. Më 21 nëntor 2023, Olldashi liroi nga qelia e paraburgimit Jamarbër Malltezin, në hetim për aferën e privatizimit të ish kompleksit ‘Partizani’.
Gjyqtarja Iliriana Olldashi mori vendim për të shtyrë sot në mesditë seancën për ankimimin e Malltezit.
Jamarbër Malltezit i janë sekuestruar 25 pasuri, ndër to apartamente, një vilë, 6 llogari bankare dhe aksione në kompani.