Ky është Pjetër Paçani, i dënuar me 25 vjet burg për një vrasje të dyfishtë të ndodhur në 2011-n. Arratia e tij 13-vjeçare mori fund këtë të martë, pasi u arrestua nga Forcat Operacionale. Sipas gazetarit Besar Bajraktaraj, Paçani u arrestua në Fier. Me vete iu gjetën 3 automatikë dhe 3 pistoleta.
Paçani prej vitesh ishte në mesin 50 personave më të kërkuar në vendin tonë.
61-vjeçari u dënua në vitin 2014 nga Gjykata e Tiranës për vrasje në rrethana cilësuese dhe armëmbajtje pa leje.
Ngjarja për të cilën akuzohet ndodhi më datën 18 Janar 2011, pranë një karburanti në autostradën Lezhë-Tiranë.
Pjetër Paçani, i cili ishte biznesmen i një kompanie betoni, ekzekutoi me armë zjarri Ndoc Zymajn dhe Vlash Gjeçit.
Shkak për krimin dyshohet se u bë një kontratë huamarrje mbi 100 mijë Euro, e cila nuk është kthyer sipas kohës së parashikuar në kontratë.