Sport “Ishte një shembull”, Kean: Ja kur Cristiano Ronaldo zemërohej më shumë me...

“Ishte një shembull”, Kean: Ja kur Cristiano Ronaldo zemërohej më shumë me ne

Moise Kean, sulmuesi i Juventusit, ka dhënë një intervistë për Corriere dello Sport. Futbollisti ka prekur tema të ndryshme dhe është ndalur edhe te shembujt që ka parë nga afër si ato të Cristiano Ronaldo-s dhe trajnerit Allegri.

Duke folur për ish-shokun e skuadrës, Kean ka thënë: “Kam pasur fatin të luaja me shumë kampionë këtu në Torino, në Paris, në Liverpul dhe kampionët të ndihmojnë të rritesh. Cristiano për shembull”.

Përsëri në lidhje me portugezin, italiani ka shtuar: “Ka punuar për të qenë numri një, nuk është mjaftuar me talentin. ‘Bëjmë një ndeshje, të argëtohemi pak’, na thoshte. Më pas, nëse nuk jepje maksimumin tënd, të kritkonte. Për atë argëtimi ishte një punë”.

Duke folur më pas për trajnerin: “Allegri? Trajneri më ka trajtuar gjithmonë si burrë, që kur më ndiqte te ekipi i dytë. Ka qenë i ashpër, i ashpër në kuptimin e mirë… Nga ajo kohë shumë gjëra kanë ndryshuar, e kam gjetur rrugën që duhet të ndjek, po punoj për këtë. Kanë një staf që më ndjek”.