Aktualitet Ishte prej 5 vitesh në kërkim, 39-vjeçari shqiptar tenton t’i ikë policisë...

Ishte prej 5 vitesh në kërkim, 39-vjeçari shqiptar tenton t’i ikë policisë italiane, por prangoset

Një 39-vjeçar shqiptar në Itali ka rënë në prangat e policisë, pasi dyshohet se është një person i rrezikshëm i krimit të organizuar, raportojnë mediat italiane.

Bëhet fjalë për shtetasin Binak Çela, i njohur ndryshe dhe si Daniel Popescu. Çela ishte shpallur në kërkim që prej vitit 2018.

Ai duhej të përfundonte dënimin me një vit e njëmbëdhjetë muaj burg për armëmbajtje pa leje dhe vjedhje.

Binak Çela u ndalua pas një kontrolli rutinë rrugor, ku pasi kishte parë patrullën rrugore, shqiptari tentoi të bëj një ndryshim drejtimi të automjetit, gjë që ka çuar në dyshimet e ndjekjen nga patrulla e policisë. Në momentin e ndalimit është justifikuar se ishte një turist dhe nuk njihte rrugët. Por kontrolli i policisë zbardhi identitetin e tij duke e vënë në pranga.

Hetimet e antimafias italiane konfirmojnë se ai është mjaft pranë bandës kriminale me veprim në veri të Romës, që drejtohet nga ish boksieri Petrit Bardhi e që konsiderohet nga më të fortat në këtë qytet.