Federata ndërkombëtare Xhudos ka pezulluar Vladimir Putin si president nderi dhe ambasador të saj. President rus është një rrip i zi në artet marciale.
Ky vendim është i fundit në radhë nga sanksionet që ka marrë bota e sportit ditët e fundit.
Gara e Formula 1 që do të zhvillohej në Soçi në shtator është anuluar.
Gjatë javës së kaluar edhe finalja e Champions Leauge u hoq nga Shën Petersburg dhe u zhvendos në Paris.
Ndërkohë, sipas gazetës britanike “The Independent”, qeveria e Boris Johnson ka planin për ti bërë presion FIFA-s për të përjashtuar Rusinë nga Botërori Katar 2022.
Gjithnjë sipas The Independent, objektivi (i njëjtë edhe me qeveri të tjera) është kthimi i Rusisë në një vend të “padëshiruar” ndërkombëtarisht, deri në atë pikë sa lufta të bëhet një politikë e brendshme ruse e papërballueshme.