Ishujt e Seychelles janë të njohur për bukurinë e tyre të jashtëzakonshme. Arkipelagu në Oqeanin Indian përbëhet nga 115 ishuj, por 72 ishujt e jashtëm të tij janë padyshim më të “paprekurit” nga dora e njeriut.
Të vendosura në distanca që variojnë nga 60 minuta në dy orë e gjysmë larg nga ishulli kryesor i Mahé, këta ishuj njihen për bregdetin e pacënuar, shkëmbinjtë koralorë dhe jetën ekzotike të shpendëve.
“Gjëja më unike në lidhje me Ishujt e Jashtëm është se ata kanë ngrirë në kohë”, thotë ambientalisti Keith Rose-Innes për CNN. “Këta ishuj janë aq të paarritshëm nga njerëzit dhe aq larg tyre sa kanë mbetur të pacënuar.”
Por ndërsa i kanë shpëtuar “presionit njerëzor” me të cilat përballen destinacione të tilla si Tajlanda, këta ishuj së bashku me pjesën tjetër të Seychelles, përballen me probleme të tjera. Aktualisht, rreziqet kryesore janë ndotja plastike, peshkimi i tepërt dhe ndryshimi i klimës.