Bota Ishulli artificial në Kopenhagën do të strehojë 35 mijë njerëz, ambientalistët kundër

Ishulli artificial në Kopenhagën do të strehojë 35 mijë njerëz, ambientalistët kundër

Projekti i njohur si “Lynetteholm” do të strehojë 35.000 njerëz në tre kilometra katrorë, ndërsa ka plane për të ndërtuar një metro dhe një autostradë.

Projektuesit shprehen se ky është një plan për të mbrojtur Kopenhagën nga përmbytjet. Por ambientalistët po e quajnë atë ‘një shpëlarje jeshile’.

“Nuk ka një plan, mbi të gjitha ku mund të vlerësoni ndikimin në mjedis. Dhe ndikimi është negativ nëse i pyet ekspertët”, nënvijëzon Sebbe Seliv, zëdhënës i nismës “Stop Lynetteholm”.

“Unë mendoj se është një rrëmujë dhe është groteske që ata e kanë miratuar. Duhet të jetë e paligjshme”, shprehet një protestues.

Protestuesit thonë se ndërtimi i ishullit është vlerësuar vetëm nga ana mjedisore dhe jo nga ndërtimi i shtëpive apo rrugëve. Ministri i Transportit, Benny Engelbrecht hedh poshtë pretendimet për çdo ndikim negativ në mjedis.

“Ne kemi pasur një ekzaminim shumë të plotë. Çdo gur është kthyer dhe unë kam qenë shumë i lumtur me ekspertët që kanë bërë pyetje dhe me procesin e plotë në parlament”, shprehet ministri Transportin,  për Benny Engelbrecht.

Anne Skovbro, CEO e kompanisë përgjegjëse për zhvillimin e portit nuk ka dyshim se projekti është i domosdoshëm, pasi do të veprojë si një barrierë.

“Ne e dimë që niveli i detit po rritet dhe duhet të mbrojmë kryeqytetin”, thotë Anne Skovbro.

Ndërtimi është planifikuar të përfundojë deri në vitin 2070, por deri atëherë ishulli artificial duket se do të haset me shumë kundërshtime.