Restorantet në Majorka po ndalojnë hyrjen në restorante të personave që veshin këmisha futbolli, si një lëvizje për të ndaluar “turistët pijanecë”.
Pronarët e bizneseve thonë se “janë ngopur me turistët e dehur”. Ata janë bashkuar për të krijuar një kod veshjeje që vizitorët do të duhet ta ndjekin ose do t’u refuzohet hyrja në bare dhe restorante.
Lista e veshjeve të ndaluara përfshin rroba banje, veshje futbolli dhe çdo aksesor të blerë nga shitës ambulantë si zinxhirë ari ose kapele.