Sport Itali-Angli, në lojë jo vetëm trofeu, por edhe Topi i Artë

Itali-Angli, në lojë jo vetëm trofeu, por edhe Topi i Artë

Itali-Angli nuk do të zbulojë vetëm fituesin e Europianit, por me shumë mundësi do të jetë vendimtare edhe për Topin e Artë, me kandidatura të pazakonta si Jorginho apo Sterling. I treti që prish rehatinë e çiftit mund të vijë nga Amerika e Jugut ku pak a shumë në të njëjtën kohë Messi dhe Neymar do të diskutojnë Kupën e Amerikës. Duket më e vështirë të rriten kuotat e brazilianit, të eleminuar me PSG në Champions, dhe as kampion i Francës. Diskutim tjetër për Messin që nga 2007 e deri më tani nuk ka zbritur kurrë nga podi në garën për Topin e Artë. Por në këtë 2021 të privosh nga ky vlerësim një mes Jorgnihos dhe Sterling do të ishte e padrejtë.

Do të ketë gjithmonë ndonjë që do të rrudhë buzët duke menduar për një mesfushor qendre që e fiton, i fundit ka qenë Sammer në 1996, por diskutimi është më i gjerë, ose vlerësohet futbollisti më i mirë absolut, e në këtë rast duhet filluar nga vendi i dytë pas Messit, që është teknikisht më i mirë, ose do të vlerësohet sezoni. Dhe këtu nuk ka garë, Jorginho është një ndër lojtarët kyç të Chelseat kampion të Europës. Blutë nisën të fluturojnë kur Tuchel e rikuperoi pas problemeve me Lampard, nuk ka gabuar asnjë ndeshje me Italinë, garanci në mesfushë dhe gjakftohtë si një killer në penalltinë vendimtare me Spanjën.

Por për sa i përket sulmuesve, edhe Sterling po bën një Europian të madh, pa shpikjet e tij në të majtë dhe golat, Anglia nuk do të ishte në finale. Por nëse shohim sezonin diskutimi ndryshon, pasi shpesh nuk ka luajtur me Cityn dhe dështoi në finalen e Champions dështoi para Jorginhos, edhe pse si sulmues ka një avantazh me votuesit që janë më të ndjeshëm ndaj tyre.

Por cilët janë kundërshtarët, kush mund të jetë 10-shja më e mirë e vitit, brenda me siguri Jorghinho, Sterling, Messi, Ronaldo i rekordeve, De Bruyne, Lewandowski, Kante. Atyre mund t’u shtohen edhe Lukaku, Havertz, Neymar dhe Kane që po rrit kuotat e tij. Situata gjithsesi mund të ndryshojë me këtë finale që është në prag. Kuptohet që Jorginho dhe Sterling këtë të diel është një duel teorik, pasi është më e lehtë që Jorginho të gjejë përballë Mount, shokun e Chelseat, por kontrolli i Sterling nis nga regjia e tij në mbrojtje. Kjo Itali-Angli mund të vendosë edhe Topin e Artë.