Ish-futbollisti i Cagliari, Andrea Capone, është gjetur i vdekur të dielën në mëngjes në një hotel në qendër të Kaljarit.
Atij i është vënë re një plagë në kokë dhe sipas dyshimeve të para 43-vjeçari Capone ka qenë viktimë e një aksidenti, ndoshta një rënie me pasojë fatale për jetën, shkruan A2.
Autoritetet italiane po punojnë aktualisht për zbardhjen e ngjarjes.
Andrea Capone ka qenë një mesfushor që karrierën e tij e ka zhvilluar të gjithën në Itali. Ai ka luajtur me Cagliari, Sora, Treviso, Grosseto, Vicenza dhe Salernitana. (A2 Televizion)