Një 37-vjeçar shqiptar theu një kazino në Itali, jo për të vjedhur, por për arsye “fiksimi”.
Mediat italiane shkruajnë se 37-vjeçari dëshironte të luante deri vonë në kazino, por pronarët i thanë se orari kishte përfunduar dhe se do të mbyllej.
Pronarët e detyruan të ndërpriste sesionin e fundit të lojës.
Burri u mërzit nga kjo “fyerje” dhe u kthye natën i armatosur me një çekiç dhe mori hak duke shkatërruar dritaret e aktivitetit të lojërave të fatit në Cefalù.
Kamerat e sigurisë filmuan momentin, ndërsa shqiptari u ndalua dhe pranoi aktin e kryer.
Ngjarja ka ndodhur natën midis 13 dhe 14 janarit.
Kamerat e sigurisë filmuan burrin teksa iu ofruar ndërtesës me një helmetë në fytyrë dhe një çekiç në duar.
Në atë moment filloi të godiste me forcë dritaren derisa ajo u thye dhe pastaj u zhvendos në errësirën e natës.
Hetimet e agjentëve të stacionit të policisë në Cefalù kanë bërë të mundur që të identifikojnë punëtorin shqiptar në shtëpinë e të cilit u gjetën dy helmetat dhe rrobat e veshura atë natë.