Një shqiptare 52-vjeçare u ndalua nga karabinierët italianë, pasi theu karantinën për herë të gjashtë, pa dhënë ndonjë arsye të vlefshme se përse dilte nga shtëpia.
Ngjarja është regjistruar në Siena, ku shqiptarja rezultoi se ishte përsëritëse edhe 5 herë të tjera në shkeljen e masave kufizuese të vendosura atje për shkak të koronavirusit.
Për këtë shkak, ajo u gjobit me 746 euro dhe u dërgua sërish në banesën e saj. E njëjta patrullë karabinierësh ndaloi një automjet ku ndodheshin 5 shqiptarë, të cilët jo vetëm që kishin thyer karantinën, por nuk mbanin as mjetet mbrojtëse.
Një nga pasagjerët u gjobit me 746 euro, pasi rezultoi se ishte përsëritën në thyerjen e karantinës, ndërsa shoferi me 800 euro. Nga verifikimet e mëtejshme, u zbulua se drejtuesi i automjetit nuk kishte kryer ndonjë kurs për patentë dhe nuk dispononte një të tillë, ndaj u gjobit edhe me 5.110 euro të tjera dhe iu ndalua drejtimi i automjetit për 3 muaj.