Bota Itali, ulje e ndjeshme e rasteve të reja, 5 rajone me zero...

Itali, ulje e ndjeshme e rasteve të reja, 5 rajone me zero infeksione

Në Itali janë shënuar 72 viktima nga koronavirusi në 24 orët e fundit.

Ndërkohë, 270 janë rastet e reja me Covid-19, duke regjistruar ulje të ndjeshme të tyre krahasuar me një ditë më parë.

5 rajone kanë qenë me zero raste: Campania, Umbria, Calabria, Molise dhe Basilicata.

Ditën e djeshme, bilanci i viktimave në Itali ishte 85, ndërsa rastet e reja ishin 518.

Asnjë viktimë sot në tetë rajone: Trentino Alto Adige, Friuli Venezia Giulia, Umbria, Molise, Basilicata, Calabria, Sicilia dhe Sardegna.

Deri më sot në Itali janë 165,078 të shëruar e në 23 orët e fundit janë 1,297 të shëruar më shumë.

Në struktura spitalore po kurohen 5,002 pacientë dhe 293 në repartet e terapisë intensive.