Bilanci i sotëm i koronavirusit në Itali sjell bilancin më të rëndë të viktimave nga 3 prilli i kaluar.
Atëherë vendi ishte ende në kulmin e fazës kritike dhe shënoi 769 viktima, ndërkohë që sot piku ende nuk është arritur, dhe viktimat e shënuar anë 24 orët e fundit janë 731.
Të qëndrueshme dhe disi në ulje shifrat e të infektuarve të rinj, pak më shumë se 32 mijë, ashtu si dhe raporti testime/pozitivitete, që shkon tek 15.44%.
Lombardia kryeson rajonet me më shumë të infektuar, me 8448 raste, praktikisht të dyfishuara nga dita e djeshme dhe në linjë me fillimin e javës, më pas radhiten Veneto dhe Kampanja, me 3124 dhe 3019 raste.