Ministria e Brendshme e Italisë ka vendosur të marrë masa shumë të ashpra ndaj qytetarëve që thyejnë karantinën. Edhe pse është ndaluar të lëvizësh në rrugë, përveç rasteve të urgjencës, shumë qytetarë janë në rrugë.
Për këtë arsye ndëshkimet tani do të jenë më të rënda. Kush e ka të nevojshme të dalë në rrugë, duhet të plotësojë një formular ku të deklarojë se nuk është i sëmurë ose në karantinë.
Ata që gënjejnë, do të raportohen për krim kundër shëndetit publik dhe rrezikojnë deri në 12 vite burg. Urgjenca e koronavirusit nuk u kuptua qartë nga të gjithë, pavarësisht dekretit që u kërkon qytetarëve të qëndrojnë brenda. Prandaj ata që lëvizin do të deklarojnë tek policia arsyen urgjente pse janë në rrugë.