Pas finales së Europianit, Italia ka mposhtur sërish Anglinë. Axurrët fituan 1-0 Anglinë në San Siro, duke bërë që “Tre Luanët” të luajnë edicionin e ardhshëm të Nations League në Ligën B.
Raspadori ishte autori i golit të vetëm të takimit për ekipin e drejtuar nga Roberto Mancini, që renditet në vendin e dytë të Grupit 3, me 8 pikë.
Ndërkohë, në ndeshjen tjetër të këtij grupi, Hungaria bëri surprizën duke mundur Gjermaninë në transfertë, me rezultatin 1-0, duke mbajtur kështu kryesimin e këtij grupi, me 10 pikë.