Sport Italia dërgon Anglinë në Ligën B, Hungaria bën surprizën me Gjermaninë

Italia dërgon Anglinë në Ligën B, Hungaria bën surprizën me Gjermaninë

Pas finales së Europianit, Italia ka mposhtur sërish Anglinë. Axurrët fituan 1-0 Anglinë në San Siro, duke bërë që “Tre Luanët” të luajnë edicionin e ardhshëm të Nations League në Ligën B.

Raspadori ishte autori i golit të vetëm të takimit për ekipin e drejtuar nga Roberto Mancini, që renditet në vendin e dytë të Grupit 3, me 8 pikë.

Ndërkohë, në ndeshjen tjetër të këtij grupi, Hungaria bëri surprizën duke mundur Gjermaninë në transfertë, me rezultatin 1-0, duke mbajtur kështu kryesimin e këtij grupi, me 10 pikë.