Italia do të mbetet e mbyllur deri në maj dhe nga e hëna më shumë se gjysma e vendit do të jetë në zonën e kuqe, me Kalabrinë, Toskanën dhe Valle d’Aosta-n që do t’i shtohen 7 rajoneve dhe provincës autonome të Trentos në të cilën janë në fuqi kufizimet më të vështira, ndërsa Lazio është përsëri në portokalli. Me 24 mijë raste të reja dhe 450 vdekje në një ditë, qeveria konfirmon ashpërsinë maksimale edhe pas Pashkëve.
Por në të gjithë zonën e kuqe do të vijojë mësimi deri në klasën e gjashtë, ndërsa në ato portokalli të gjithë nxënësit deri në klasën e tetë dhe 50% të nxënësve të shkollës së mesme do të jenë në klasë.
Deri më 30 Prill nuk do të ketë asnjë lëvizje midis rajoneve, grila të ulura akoma për bare dhe restorante, rihapja e palestrave, pishinave, kinemave dhe teatrove do të jetë në një datë të mëvonshme, zona e verdhë u anulua deri në fund të muajit.
“Masat e miratuara deri më tani na kanë dhënë shenjën e parë të ngadalësimit, por situata është ende delikate”, thotë Ministri i Shëndetësisë Roberto Speranza. Vendimi për të zgjatur shtrëngimin e masave u dha nga drejtuesit, por gjithsesi shkaktoi tension te shumica.
Këto vendime do të hyjnë në fuqi në Itali duke filluar nga 29 marsi.