Sport Italia është rikthyer, statistikat janë perfekte

Italia është rikthyer, statistikat janë perfekte

Në futbollin ndërkombëtar është momenti i Italisë. Roberto Mancini i ka dhënë një tjetër fytyrë përfaqësueses së kaltër. Këtë e tregojnë emrat në fushë, por edhe statistikat. Të mërkurën në mbrëmje, skuadra e Mancinit arriti të fitojë pastër ndaj Bosnjës me shifrat 0-2 dhe të sigurojë kualifikimin për në Final Four që do të zhvillohet në Milano.

Jo vetëm kaq, por ata kanë regjistruar ecurinë më të mirë në 14 vitet e fundit. Ndesha kundër Bosnjes ishte ndeshja numër 22, ku Italia nuk humbet.

Një ecuri e tillë regjistrohej në vitin 2006, kur trajneri ishte Marcello Lippi dhe regjistronte 25 ndeshje pa disfatë. Një ecuri që do e provojë edhe Mancini, i cili e ka risjellë Italinë në formë.

Gjithashtu një detaj interesant dhe shumë domethënës është fakti se Italia në formacionin e parë të ndeshjes, për herë të parë pas 22 vitesh nuk kishte asnjë lojtar të Juventusit.