Qytetarët në Itali kanë festuar Ditën e Çlirimit, larg grumbullimit dhe daljes jashtë shtëpive, siç do ndodhte çdo 25 prill. Ata kanë vendosur flamuj në dritaret e shtëpive dhe kanë kënduar këngë.
Kur ora shënoi 15:00, qytetarët kënduan këngën, “Bella Ciao”, një himn i rezistencës.
Presidenti Sergio Mattarella dëshironte të kujtonte të rënët me një homazh pothuajse privat. Këtë mëngjes Presidenti italian vizitoi monumentin Kombëtar të Vittorio Emanuele II në Romë vetëm dhe me një maskë.
25 prilli është dita simbol e betejës popullore për rezistencë ndaj politikës militariste të fashizmit dhe çlirimi i Italisë prej tij nga forcat partizane në fund të Luftës së Dytë Botërore, në vitin 1945.
Zakonisht veteranët marshonin nëpër qytetet e gjithë shtetit, por këto evente janë anuluar pas krizës nga pandemia e koronavirusit.
E gjithë Italia është izoluar nga 9 marsi, ku afro 26,000 persona kanë humbur jetën gjatë kësaj kohe nga sëmundja.
Ministri italian i Mbrojtjes, Lorenzo Guerin u ka bërë thirrje njerëzve që të tejkalojnë krizën duke përmendur vlerat e unitetit dhe solidaritetit përgjatë rezistencës së treguar në Luftën e Dytë Botërore.