Të gjitha aeroportet italiane do të jenë në gjendje të rihapen nga 3 qershori, njoftoi sot Ministrja e Transportit dhe Infrastrukturës, Paola De Michel.
“Do të jetë e mundur të rihapen të gjitha aeroportet duke filluar nga 3 qershori, kur të lejohen sërish lëvizjet ndërajonale dhe ndërkombëtare”, tha ajo.
Qeveria italiane njoftoi se do të rihapë kufijtë e saj për turistët nga Bashkimi Europian duke filluar nga 3 qershori dhe do të anulojë karantinën e detyrueshme për vizitorët e huaj në gadishull.
Italia, vendi i parë i prekur në Europë nga epidemia e koronavirusit, mbylli më 12 mars me dekret ministror shumë aeroporte.
Aeroportet e tjera që mbetën të hapura, funksionuan në mënyrë të kufizuar.