Politika Italia kundër Gjermanisë/ Ambasadori Cutillo: Nuk gjejmë arsye pse duhen vendosur kushte...

Italia kundër Gjermanisë/ Ambasadori Cutillo: Nuk gjejmë arsye pse duhen vendosur kushte të reja

Nga Gjirokastra, e përzgjedhur si destinacioni i aktiviteteve në kuadër të javës për zhvillim të qëndrueshëm, ambasadori italian Alberto Cutillo ka pohuar se nuk ka asnjë arsye për kushte të reja në çeljen e negociatave të Shqipërisë me BE-në, ndërsa procesi i anëtarësimit të Shqipërisë në familjen evropiane duhet të nisë menjëherë.

“Zgjidhja e krizës politike është një objektiv kryesor për një vend që kërkon të aderojë në BE. Ftojmë të gjitha forcat politike të ulen së bashku për të zgjidhur problemet që kanë, sidomos problemin e Reformës Zgjedhore. BE i ka dhënë disa detyra Shqipërisë dhe ne mendojmë se këto detyra janë plotësuar kohë më parë dhe nuk gjejmë arsye përse duhen vendosur kushte të reja për të hapur negociatat. Negociatat duhen hapur tani”, është shprehur Cutillo.