Sport Italia mund Holandën 3-2 dhe merr vendin e tretë në Nations League

Italia mund Holandën 3-2 dhe merr vendin e tretë në Nations League

Finalja për vendin e tretë në edicionin e tretë të Nations League, u fitua nga Italia. Kombëtarja e kaltër mposhti 3-2 Holandën në një sfidë plot emocione.

Federico Dimarco dhe Davide Frattesi (goli i paë me Kombëtaren) i dhuruan skuadrës së Roberto Mancinit avantazhin e dyfishtë në pjesën e parë.

Vendasit reaguan në të dytën dhe shkurtuan rezultatin me anë të Steven Bergwijn (68’), por Federico Chiesa riktheu Italinë në avantazh të dyfishtë katër minuta më vonë.

Wout Weghorst gjeti golin (82’), por VAR-i e anuloi për pozicion të parregullt. Tulipanët nuk u dorëzuan dhe shkurtuan rezultatin një minutë përpara fundit.

Falë një goli të bukur të Georgino Wijnaldum. Nëntë minuta shtesë u akorduan, por kampionët në fuqi të Europës i menaxhuan mirë dhe në fund festuan suksesin 2-3.

Spanjë-Kroaci është finalja e madhe, që do të zhvillohet mbrëmjen e sotme.