Me anë të një postimi në rrjetet sociale, kryeministri Rama ka bërë të ditur se nga sot, lejet e drejtimit të shqiptarëve njihen si dokument zyrtar në Itali.
Më tej, kryeministri shkruan se hapi tjetër i domosdoshëm është njohja e pensioneve mes dy vendeve.
“U tha u bë. Nga sot, lejet e drejtimit të shqiptarëve njihen si dokument zyrtar në Itali. Tani hapi tjetër i domosdoshëm është njohja e pensioneve mes dy vendeve, që me angazhimin serioz të të dy qeverive nuk do të vonojë”, shkruan Rama.
Por më herët, ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka, njoftoi në rrjetet sociale se marrëveshje e shumëpritur që do të firmoset në Tiranë javën e ardhshme.
U tha u bë😍
Nga sot lejet e drejtimit të shqiptarëve njihen si dokument zyrtar në Itali🇦🇱🤝🇮🇹
Tani hapi tjetër i…
Posted by Edi Rama on Friday, 12 March 2021