Shezlone dhe çadra në distancë, dezinfektim i vazhdueshëm, … Italia po merr masat për të pritur këtë verë pushuesit në plazhe, që përbëjnë një burim fitimi për ekonominë në prag të asfiksisë.
“Në Venecia, rajoni më i prekur turistik i Italisë me 18 miliardë euro të ardhura, prej të cilave nëntë miliardë me plazhe (…), të flasësh për plazhet është një çështje jetë a vdekje për ekonominë”, theksoi këtë javë Luca Zaia, president i këtij rajoni të verilindjes së vendit, që përfshin dhe Venecian.
E vetëdijshëm për rëndësinë e sektorit turistik që përfaqëson 13% të PBB-së, qeveria këtë javë përcaktoi një seri rregullash për të shmangur grumbullimet, distanca prej të paktën 4.5 metrash midis çadrave, dezinfektimi i të gjitha zonave të përbashkëta siç janë dushet dhe baret, shpërndarja e xhelit hidroalkoolik në zonat e tranzitit, hyrjet dhe daljet e veçanta …
Në Cesenatico (veri-lindje), vendlindja e çiklistit Marco Pantani, të gjitha objektet e banjove të diellit përgjatë bregdetit janë mbyllur pavarësisht diellit të ndritshëm, dhe vetëm 3 hotele nga 310 janë të hapura. Por prapa perdeve të ulura, të gjithë po lëvizin për të rifilluar sa më shpejt që të jetë e mundur.
Në Jesolo, në lindje të Venecias, dhjetëra hotele janë rreshtuar përgjatë plazhit, në stilin Miami Beach.
Këtu ne jemi po përdorim teknologjinë për të mbajtur virusin larg çadrave që hapen me telekomandë, tualete që vetë-dezinfektohen pas çdo kalimi apo edhe mbikëqyrje elektronike.
“Javët e fundit, ne kemi punuar në një koncept të ri për plazhet tona me masa paraprake të veçanta përsa i përket dezinfektimit, jo vetëm tualetet dhe zonat e tjera të zakonshme, por edhe pajisjet e plazhit, siç janë shezlonet”, thekson Alessandro Berton, presidenti i sindikatës profesionale Unionmare Veneto.