Italia rikthehet padrone e Europës, me 5 skuadra nga 12 në total në fazën gjysmëfinale të tre kompeticioneve europiane.
Premier Liga përfaqësohet me Mançester Sitin dhe Uest Hemin, La Liga me Realin dhe Seviljen, që së bashku mbeten prapa Serisë A, me Milanin, Interin, Juventusin, Romën dhe Fiorentinën.
Futbolli italian ngre zërin në Europë. Askush si ai në këtë moment, me 5 skuadra gjysmëfialiste në 3 kupa. Milani dhe Interi sfidojnë njëri-tjetrin në Ligën e Kampionëve dhe një prej tyre do të shkojë në Stamboll për finalen e 10 qershorit.
Në Ligën e Europës, Juventusi do të sfidojë Seviljen, kurse Roma përballet me Bajer Leverkusenin. Skuadra e Alegrit mund të takohet me atë të Mourinjos në aktin e fundit të kompeticionit, në finalen e 31 majit në ‘Puskás Aréna’ të Budapestit.
Në Ligën e Konferencës, Fiorentina ndeshet me Bazelin në gjysmëfinale dhe do të synojë kualifikimin për në finalen e 7 qershorit në ‘Eden Arena’ të Pragës.
Italia regjistron numra fantastikë këtë sezon në Europë. Spanja dhe Anglia janë shumë prapa, me vetëm 2 skuadra në gjysmëfinale, me nga një skuadër përfaqësohen Zvicra (Bazeli), Holanda (Az Alkmar) dhe Gjermania (Bajer Leverkusen).
Do të jetë një maj i mbushur me impenjime për 5 skuadrat italiane, që synojnë të bëjnë atë që bëri Roma sezonin e shkuar në Tiranë, duke fituar Ligën a Konferencës 12 vjet pas Championsit të fituar nga Interi në 2010-ën, në Madrid.
Një rekord ndërkohë Italia e ka arritur: asnjëherë klubet e saj nuk kishin marrë kaq shumë pikë në renditjen e UEFA-s.