Një shqiptar 34-vjeçar me iniciale A.N, mori hak ndaj pronarit italian, i cili pak ditë më parë e kishte pushuar nga puna.
Mediat italiane raportojnë se shqiptari ishte pushuar nga puna që bënte në firmën e ndërtimit të një italiani.
I revoltuar ai vendosi të merrte hak dhe natën, i shoqëruar nga një tjetër bashkëpunëtor, me një furgon të bardhë ka vjedhur gjithë pajisjet e firmës, duke i bërë gjëmën pronarit.
Në mëngjes kur duhet të niste puna magazinat kanë qenë bosh, pronari bëri denoncimin dhe nisën hetimet.
Shqiptari doli zbuluar pas këqyrjes së kamerave të sigurisë, që treguan gjithë sa kishte ndodhur gjatë natës.